Jose Mourinho shkarkohet nga Chelsea

17/12/2015 00:00

Pas humbjes së fundit që Chelsea pësoi nga Leicester, u fol shumë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit portugez nga stoli i londinezëve, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Jose Mourinho nuk është më trajneri i Chelsea-s. Presidentit Abramovich i është sosur durimi. BBC ka raportuar e para lajmin për shkarkimin e portugezit.

Duket se humbja e fundit ndaj Leicester-it kryesues nuk është kapërdirë nga drejtuesit e londinezëve edhe pse javën e kaluar ata arritën të kualifikoheshin për në fazën e ardhshme të Champions League.

Mourinho megjithatë largohet si milioner nga “Stamford Bridge”, pasi Roman Abramovich do të detyrohet t’i paguajë portugezit 40 milionë paund. Më 7 gusht të këtij viti, Mourinho kishte rinovuar kontratën e tij me klubin londinez deri në vitin 2019.

Aktualisht Chelsea ndodhet vetëm një pikë larg nga zonë që të zbret një kategori më poshtë, një pozicion që klubi nuk e kishte arritur prej vitesh të tëra.

Sipas mediave britanike, alternativat më të fortë për të zëvendësuar portugezin janë Hidding dhe Juande Ramos, i cili vitin e kaluar drejtoi ukrainasit e Dnipro, ndërsa në sezonin 2007-2008 ka drejtuar edhe Tottenahm Hotspurs në Premiere League.

Top Channel