Mercedesi interesohet për Verstappen

17/12/2015 11:55

Mercedesi nuk e fsheh interesin për talentin Max Verstappen. Ai që e ka konfrmuar këtë lajm është vetë Toto Wolff, i cili theksoi se pavarësisht kësaj skuadra gjermane nuk do të ndërhyjë në çështjet e kontratës së pilotit të ri holandez.

Verstappen aktualisht është pjesë e skuadrës Toro Rosso dhe kontrata e tij skadon në vitin 2018, kur ai mund të lihet i lirë nëse Red Bulli nuk do të jetë në gjendje t’i vërë në dispozicion një makinë konkurruese.

“Verstappen është një pilot që duhet ndjekur me vëmendje. Unë personalisht e vlerësoj shumë. Ai e ka siguruar përfundimisht vendin e tij në Formulën 1. Por në këtë moment nuk mund të mendojmë për sjelljen e tij tek ne, pasi Verstappen ka një kontratë afatgjatë me Red Bullin. Nëse ka një gjë që do të mbaj parasysh, është fakti se nëse ti punon me një pilot të ri, siç ka bërë Red Bulli duke marrë përsipër shumë rreziqe, atëhere ky raport duhet respektuar. Ne nuk do të ndërhyjme në këtë marrëdhënie mes Red Bullit e Verstappenit”, tha Wolff.

Top Channel