Garcia pranë largimit, Roma kërkon zëvendësuesit

17/12/2015 11:00

Vështirësohet akoma më shumë situata e Rudi Garcias te Roma. Trajneri francez është shumë pranë shkarkimit nga detyra e tij dhe sfida me Genoan merr një vlerë të madhe për të.

Drejtuesit e klubit roman tashmë e kanë humbur besimin te Garcia dhe eliminimi në Kupën e Italisë i përkeqësoi akoma më shumë gjërat. Humbja e thellë me Barcelonën në Ligën e Kampioneve dhe ajo me Atalantën në “Olimpico” lanë gjurmë të thellë te Roma, tifozët e së cilës tashmë kanë filluar të shfaqin hapur pakënaqësitë e tyre kundrejt francezit.

Tashmë, drejtuesit e Romës, duke parë këtë gjendje kanë filluar të memndojnë për gjetjen e një zëvendësuesi të Rudi Garcias. Emri që po lakohet më shumë së fundmi është ai i Marcelo Lippit, i cili në disa raste e ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në rolin e trajnerit.

Por, përveç Lippit, në skenë është rishfaqur edhe Luciano Spalleti, ndërkohë që në listën e dëshirave të Romës janë edhe emrat e Walter Mazzarrit e Fabio Capellos.

Top Channel