Tatuazhe me gdhendje
17/12/2015 00:00
Një artist nga Zvicra ka një mënyrë shumë të çuditshme për të bërë tatuazhe. Yann Brenyak heq copa lëkure me bisturi dhe plagën e mbush më pas me bojë.
Yann bën lloj-lloj formash dhe fotot e punëve të tij i hedh në Instagram, aty ku ka rreth 16 mijë ndjekës.
“Unë i ndihmoj njerëzit të ndryshojnë pamjen e tyre të jashtme në mënyrë që ata të jenë ata që duan të jenë. Gjithmonë doja të bëja tatuazhe ndryshe pasi më pëlqejnë sfidat”, tha Brenyak për “Daily Mail”.
Top Channel