Zidane, trajneri i ri i Realit?

16/12/2015 14:00

Zërat për shkarkimin e trajnerit Rafael Benitez nga detyra e trajnerit të Realit të Madridit po shtohen gjithnjë e më shumë.

Ajo që u bashkohet këtyre zërave është e përditshmja franceze “L’ Equipe”, sipas së cilës klubi madrilen tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e teknikut spanjoll dhe bëhet fjalë për Zinedine Zidane.

“Duke parë këtë skuadër zhgënjyese, Rafael Benitez mund të shkarkohet shumë shpejt nga detyra dhe pasuesi i tij do të jetë Zinedine Zidane. Ai është në dyert e Realit të madh. Benitez e ka humbur besimin e drejtuesve të klubit dhe ardhja e Zidane në pankinë është një ëndërr e vjetër e Florentino Perez, por që mund të kthehet në një domosdoshmëri për presidentin e kësaj skuadre”, lexohet te “L’ Equipe”.

Top Channel