Kupa, Interi kalon në çerekfinale. Manaj luan 90 minuta

16/12/2015 00:00

Interi ka arritur të një tjetër fitore bindëse, por kësaj radhe ndaj Cagliarit të Serisë B në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë. Formacioni i Mancinit fitoi 3-0 duke u kualifikuar në çerekfinale.

Nga minuta e parë në fushë ishte dhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj të cilin i mungoi golit, pasi bërë një punë të madhe në sulm dhe mbrojtje. Mancini kishte vendosur që përkrah tij në sulm të ishte Palacio.

Pikërisht në minutën e 24, argjentinasi arrin të përfitojë nga një krosim nga e majta e Jesus për 1-0. Mundësi e artë për barazim për Cagliarin erdhi disa minuta më vonë, por Gianneti nuk arrin të shënojë.

Fillimi i pjesës së dytë gjen Rey Manajn duke bërë dy tentime radhazi për të shënuar golin e parë në një ndeshje zyrtare, por fatkeqësisht në të dyja rastet ishte i pasaktë.

Në minutën e 51 vetëm shtylla shpëtoi Interin me Pisacanon që zgjatoi me kokë goditjen e Di Gennaros dhe Interi më pas vuri fitoren në kasafortë me dy perla të vërteta. E para nga Brozivic me një gol fantastik fotokopje të atij të shënuar pak ditë më parë ndaj Udinezes.

Nëse kaq nuk mjafton për ta bërë akoma më spektakolare mbrëmjen mendoi një tjetër kroat, Ivan Perisic me një goditje prej biliardoje. 3-0 dhe rezultati nuk ndryshoi edhe pse Manaj në të 89-n ishte shumë pranë golit të katërt.

Top Channel