Trendi i veshjeve për vitin që po lëmë pas

15/12/2015 00:00

Viti 2015 pati shumë për të thënë edhe në fushën e modës. Janë shumë element që bënë bujë këtë vit e që janë cilësuar si pjesë e trendit 2015.

Meqenëse jemi në stinën e dimrit, palltot më të dëshiruara janë ato “oversize”, gjithashtu edhe palltot e gjata janë në modë, nuk qëndrojnë pas edhe ato me ngjyrë.

Thekët kanë qenë gjithmonë në modë gjatë 2015-ës edhe si veshje edhe si aksesor. Sa i përket këpucëve, ato me gomë të trashë, kanë përfaqësuar një trend mjaft të madh.

Ndërkohë, aksesorët kanë qenë të shumëllojshëm. Kapelet janë përdorur shumë. Syzet, si edhe çantat e vogla, por edhe çantat e mëdha, pellushi gjithashtu edhe si veshje edhe si aksesor.
Për make-up Kylie Jenner ka qenë në qendër të vëmendjes. Ndërsa modeli i flokëve të Adele është më i komentuari i momentit.

Top Channel