Champions League, formacioni ideal i fazës së grupeve. Mungojnë lojtarët e Barcelonës

15/12/2015 17:50

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Champions League, ku bie në sy fakti që në këtë njëmbëdhjetëshe nuk figuron asnjë lojtar i Barcelonës, edhe pse Neymar dhe Luis Suarez kanë qenë nga më të spikaturit në ndeshjet e grupeve, duke i ndihmuar katalanasit të dilnin në vendin e parë të grupit E.

Vetëm dy skuadra kanë nga dy përfaqësues në këtë formacion: Bayern Munchen (Alaba dhe Muller) dhe PSG (Thiago Silva dhe Trapp).

Nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, i cili vendosi rekord në fazën e grupeve, me 11 gola të shënuar.

Formacioni është ky: Kevin Trapp (PSG); Andrea Barzagli (Juventus), Thiago Silva (PSG), Diego Godín (Atlético), David Alaba (Bayern); Sven Kums (Gent); Willian (Chelsea), Raheem Sterling (Manchester City); Thomas Müller (Bayern), Hulk (Zenit) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

FOTO GALERI
1/1

Top Channel