Shkup, Apeli lë në burg shqiptarët e akuzuar për terrorizëm

15/12/2015 00:00

Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për gjashtë shqiptarët e dënuar për terrorizëm për vrasjen e pesë maqedonasve në vitin 2012.

Në një deklaratë të hënën, Gjykata e Apelit thotë se ka mbështetur dënimet e gjashtë shqiptarëve dhe ka refuzuar kërkesat e tyre në Apel ku cilësojnë akuzat si “të pabaza”.
 
Mbrojtja e shqiptarëve të dënuar kishte kërkuar lirimin e tyre nga akuzat për shkak të mungesës së provave. Por Prokuroria pohon se vrasjet ishin një akt terrorizmi, me qëllim për të provokuar trazira etnike në Maqedoni.
 
Dënimet për terrorizëm shkaktuan më shumë tensione dhe në Shkup shpërthyen protesta në të cilat morën pjesë me mijëra shqiptarë, që edhe u përplasën me policinë maqedonase. Protesta u organizuan edhe në shumë qytete tjera në të gjitha trojet shqiptare.   
 
Trupat e pajetë të katër të rinjve dhe një të moshuari të vrarë me armë zjarri, u zbuluan më 12 prill 2012 pranë liqenit Smilkovci në afërsi të Shkupit.

Top Channel