“Sports Illustrated” vlerëson tenisten Serena Williams

15/12/2015 00:00

Serena Williams është cilësuar si sportistja më e mirë e vitit nga revista prestigjoze amerikane ‘Sports Illustrated’.

Tenistja 34-vjeçare është e para sportiste femër që nderohet me çmim nga kjo revistë në më shumë se 30 vjet duke fituar të drejtën për të qenë edhe në kopertinën e saj.

Gjatë vitit 2015, Serena Williams fitoi 3 tituj Grand Slam, Australian Open, Roland Garros dhe Uimbëlldonin për ta çuar në 21 numrin e titujve Grand Slam te fituar gjithsej, 1 më pak se Stefi Graff.

Në të njëjtën kohë ajo vendosi një rekord në bilancin e saj me 53 fitore dhe vetëm 3 humbje. Për më tepër amerikania këtë vit mori edhe Cmimin si Lojtarja më e Mirë e WTA për herë të 7 në karrieren e saj

“Ky vit ishte spektakolar. Sports Illustrated vlerësoi punën, dedikimin dhe vendosmërinë time dhe ky çmim më jep shpresë për të vazhduar dhe të bëj akoma më mirë. Kjo arritje nuk është vetëm imja, por e të gjithë skuadrës sime dhe fansave të mi. Ndihem shumë e nderuar”, ka thënë Williams.

Williams e mbylli 2015 si numrin 1 të renditjes Botërore. Amerikania kishte mundësi që këtë vit të plotësonte Grand Slam, por në US Open u ndal nga Roberta Vinci në gjysmëfinale.

Top Channel