Euro 2016, shorti e vë Shqipërinë me Francën, Rumaninë e Zvicrën

12/12/2015 19:00

Shorti për Euro 2016, i hedhur këtë të shtunë në Paris e ka vënë Shqipërinë në Grupin A, me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.

Shorti e ka vendosur përfaqësuesen tonë në vendin e tretë të grupit, duke bërë që në takimin e parë të turneut të ketë përballë Zvicrën.

Kjo është dhe përballja më e padëshiruar për kombëtaren kuqezi, për shkak të pranisë së theksuar të lojtarëve shqiptarë në kombëtaren zvicerane.

Në këtë aspekt spikat sfida mes vëllezërve Xhaka, Taulantit që luan me Shqipërinë dhe Granitit me Zvicrën.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 11 qershor në Lens, një stadium me 38 mijë spektatorë. Ndërkohë ndarja në grupet e tjera është kjo:

Grupi A: Francë, Rumani, Shqipëri, Zvicër

Grupi B: Angli, Rusi, Uells, Sllovaki

Grupi C: Gjermani, Ukrainë, Poloni, Irlandë e Veriut

Grupi D: Spanjë, Republika Çeke, Turqi, Kroaci

Grupi E: Belgjikë, Itali, Republika e Irlandës, Suedi

Grupi F: Portugali, Islandë, Austri, Hungari

FOTO GALERI
1/8
Grupet

Top Channel