Vettel me Ferrarin, ëndërron sukseset e Shumacher

12/12/2015 00:00

Sebastian Vettel nuk e fsheh ambicien e tij për të arritur të njëjtat suksese me Ferrarin si Mikael Shumaker.

Piloti gjerman e ka deklaruar këtë në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS kur theksoi se arritja e një objektivi të tillë nuk është e pamundur.

‘Mendoj se të garosh me Ferrarin është dicka unike për të gjithë pilotët dhe sigurisht edhe për mua-shtoi Vettel-sikur të arrija dhe unë pak nga ato suksese të Shumaker me këtë skuadër do të ishte dicka e pabesueshme. Ai bëri një mrekulli dhe së bashku me skuadrën shënoi rezultate fantastike. të përsërisësh suksesin e tij nuk është dicka e pamundur, të bëhesh Shumaker, kjo është e parealizueshme’, ka thënë ai.

Vettel e mbylli vitin e tij të parë te Ferrari me 3 fitore, 13 podiume duke u renditur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm duke fituar menjëherë zemrat dhe besimin e skuadrës dhe vetë tifozëve të Kokëkuqes italiane. Sipas 4 herë kampionit të botës, ky sezon ishte pozitiv për të dhe Ferrarin duke parë edhe ndryshimet e ndodhura në këtë skuadër.

‘Gjatë këtij sezoni, shumë persona janë larguar dhe shumë të tjerë kanë ardhur te Ferrari-tha Vettel-e megjithatë, pavarësisht këtyre ndryshimeve ky vit ishte pozitiv për ne. Ështtë e rëndësishme që të japim sinjalet e duhura dhe të vazhdojmë me projektin që duam të realizojmë. jemi pranë Mercedes, por kemi ende shumë punë për të bërë. Shpresa jonë është që vitin tjetër të rivalizojmë më shumë për titullin kampion’, shprehet Vettel.

Top Channel