Haradinaj fton qytetarët në protestë

11/12/2015 00:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një videomesazhi publik iu drejtua sot qytetarëve, duke kërkuar  mbështetje për tubimin e opozitës nesër në Gjilan.

Mitingu i orës 13 është në serinë e manifestimeve kundër bashkësisë së komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi, që kanë nisur nga e shtuna e kaluar edhe nëpër qytete të Kosovës.

“Qytetarë të Gjilani dhe të Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Shihemi nesër”, thotë Haradinaj në videomesazhin e publikuar në profilin e tij në Facebook.

Kjo është protesta e dytë në kuadër të manifestimeve nëpër komuna pas manifestimit në Gjakovë.

Top Channel