M. United në kërkim të një ylli

11/12/2015 14:40

Manchester United vazhdon të qëndrojë në qendër të zërave të merkatos. Sipas asaj që publikohet nga “Times”, “Djajtë e Kuq” po punojnë në mënyrë paralele për kryerjen e 3 blerjeve të bujshme në muajt e verës: Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Por klubi anglez duket se po mendon edhe për 3 futbollistë të tjerë: Harry Kane, Mane dhe Lewandowski.

Ndërkaq, një tjetër lajm i bujshëm që vjen nga “Old Trafford” ka në qendër sulmuesin Wayne Rooney. Mësohet se për sulmuesin e përfaqësueses angleze ka shfaqur interes skuadra kineze Shanghai East Asia, që është gati të ofrojë 100 milionë euro për trasnferimin e Rooney në kampionatin kinez të futbollit.

Top Channel