Reali kërkon sërish Jose Mourinho

11/12/2015 14:30

Real Madrid kërkon kthimin e trajnerit Jose Mourinho.

Lajmi bëhet i ditur nga tablioidi britanik “The Sun”, sipas të cilit Florentino Perez po e kërkon portugezin për të zëvendësuar Rafael Benitez, i cili pritet të lërë pankinën e “Los Blancos” në fund të sezonit.

Mourinho, që këtë sezon në Premier League po has vështirësi me Chelsean, e ka drejtuar skuadrën madrilene edhe në periudhën 2010-2013.

Top Channel