Dybala po mendon transferimin te Barcelona

11/12/2015 12:00

Paulo Dybala tremb Juventusin. Sulmuesi argjentinas po mendon për një transferim të mundshëm te Barcelona për të kompletuar sulmin e kësaj skuadre, që është ndër më të fortët në botë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “Sport”, sipas së cilës, futbollistin e skuadrës bardhezi e tërheq më shumë ideja për të luajtur me kampionët e Spanjës dhe të Evropës sesa te Reali i Madridit, kjo për faktin se te Barcelona ai ka mundësinë që të luajë përkrah bashkëkombasit të tij, Lionel Messi.

Dybala në javët e fundit ka qenë njeriu i Juventusit, pasi është pikërisht ky sulmues me golat e tij që i ka dhënë mundësinë “Zonjës së Vjetër” të shënojë 5 fitore radhazi, duke bërë që kjo e fundit të ngjisë shpejt shkallët në renditjen e Serisë A, gjë që ka bërë që gjigandët spanjollë të kthejnë vëmendjen tek ai. Tashmë, topi kalon në fushën e Bepe Marottës, i cili do të përpiqet t’i rezistojë ofensivës së Barcelonës.

Top Channel