NBA, fitojnë Chicago dhe Oklahoma

11/12/2015 11:40

Chicago Bulls rikthehet te suksesi në NBA pas 3 humbjeve të pësuara radhazi. Skuadra nga Ilinois mposhti në “United Center”  Los Angeles Clippers me rezultatin 83-80. Ishte 35-vjeçari Pau Gasol ai që mori përsipër të udhëheqë Bulls drejt kësaj fitoreje, me 24 pikë të shënuara, ndërkohë që Derrick Rose vazhdon të tregojë një formë jo shumë të mirë në këtë sezon. Për Los Angeles Clippers 18 pikët e Griffin dhe 12 të Paul nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Oklahoma City Thunder i besoi Kevin Durant për të mposhtur Atlanta Hawks. Skuadra e Thunder e fitoi këtë përballje me rezultatin 107-94, ku Durant realizoi një “triple-double”: 25 pikë, 12 topa në tabelë dhe 10 asist. Me këtë fitore, Oklahoma City forcon vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit me 14 fitore dhe 8 humbje, ndërsa LA Clippers është e katërta me 13 fitore dhe 10 humbje.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Brooklyn Nets fitoi me Philadelphia 76ers 100-91, ndërsa Sacramento Kings fitoi me New York Knicks 99-97.

Top Channel