Cristiano nuk përjashton mundësinë që një ditë të luajë me Barcelonën

11/12/2015 08:20

Cristiano Ronaldo tha pas fitores së Realit të Madridit me Malmon se do të vazhdojë karrierën me “Los Blancos”, por në një intervistë për “The Associated Press” jo vetëm që e lë derën e hapur për një largim të mundshëm, por edhe nuk e përjashton mundësinë që një ditë të luajë me Barcelonën, rivalin e përjetshëm të Realit.

“Të luaj me Barcelonën është pothuajse e pamundur, ashtu siç është pothuajse e pamundur që në Angli të luaj me klub tjetër përveç Manchester United. Por nuk ka asgjë të sigurtë 100% në futboll”, u shpreh sulmuesi portugez.

Unë jam gati të qëndroj te Reali, të largohem nga Reali apo të mbyll karrierën kur të vijë koha. Është pjesë e profesionit tim”, shtoi Ronaldo.

Top Channel