Donald Trump mund të mos ndjejë shumë rrezikun në garën presidenciale nga kandidatët e tjerë republikanë, por para disa muajsh u detyrua që të bëjë disa hapa mbrapa kur një shqiponjë amerikane nuk e kishte shumë në qef manjatin.

Gjatë setit fotografik me revistën “Time” në muajin gusht, Trumpit i ishte propozuar që të pozonte me një shqiponjë jo shumë miqësore amerikane, duke bërë që miliarderi të vuante deri në përfundim të procesit.

Deri në shkrepjen prefekte, Trump përjetoi një eskperincë të çuditshme me shqiponjën 27-vjeçare e quajtur “Xhaxhi Sam”.

Në kohën kur Trump duhej ta mbane në dorë atë, shqiponja rreh krahët, ndërsa në një moment tjetër, kur ishte në tavolinën e manjatit, desh i kafshoi dorën pasi Trump tentoi të merrte telefonin.

Top Channel