Kur pagën e shpenzon për 45 minuta

10/12/2015 00:00

Legjenda e basketbollit amerikan, Shaquille O’Neal shpenzoi pagën e tij të parë brenda 45 minutave, por si? Gjithçka ndodhi në sezonin 1992-93 kur O’Neal ishte vetëm 20-vjeç dhe sapo kishte firmosur kontratën e tij të parë si profesionist në NBA.

Basketbollisti, fitues i 4 titujve në NBA tregon se ajo që donte në atë kohë ishte të lehtësonte disi jetën e prindërve dhe kështu ai pagoi banesën ku ata jetonin dhe u bleu atyre makinat e preferua, diçka fantastike kjo për të.
 
Por, O’Neal ka edhe këshillat e tij për administrimin e të ardhurave për të rinjtë në mënyrë që ata të evitojnë falimentimin. “Është më mirë që çdo kush të mësojë të investojë ose të paktën të ruajë në bankë 75% të të ardhurave. Kush do të bëjë shpenzime të tilla si makina me diamande, ta bëjë me 25%-shin e mbetur”, thekson O’ Neal.

Por, t’u vësh fre kapriccove është shumë e vështirë dhe O’Neal e di shumë mirë këtë pasi e ka kaluar vetë. Divorci me ish-bashkëshorten e tij i kushton 850 mijë dollarë në muaj, ndërkohë që ai duhet të shpenzojë 24 300 dollarë në karburantin e makinës, ndëra 17 200 dollarë në rroba, etj.

Top Channel