Cristiano Ronaldo investitor

10/12/2015 00:00

Cristiano Ronaldo merr rolin e investitorit. Ylli portugez i Realit të Madridit ka lidhur një marrëveshje me kompaninë portugeze “Pestana” për të bërë investime në biznesin e hoteleve.

Lajm ky që u konfirmua nga një prej zëdhënësve të kësaj kompanie. Mësohet se prezantimi i projektit për ndërtimin e një zinxhiri hotelesh do të bëhet në datën 17 dhjetor në Lisbonë.

Bisedimet mes palëve për këtë bashkëpunim tashmë kanë avancuar shumë dhe sipas medias luzitane, rezultati i parë konkret i këtij bashkëpunimi do të jetë ndërtimi i një hoteli në qendrën e rajonit të Madeirës, Funchal, që është edhe vendlindja e Cristiano Ronaldos.

Top Channel