Kosovë, deputetja e AAK-së Kadaj-Bujupi në “arrest shtëpie”

09/12/2015 00:00

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, dhënë deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, me arrest shtëpiak.

Lajmi u konfirmua për Top Channel nga zyrtari për informim i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Ndryshimi i masës së sigurisë për deputeten Kadaj-Bujupi u realizua pas ankesës së avokatit mbrojtës, Arianit Koçi, të cilën e aprovoi Gjykata Supreme.

Deputetja në fjalë u arrestua më 18 nëntor, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Pas saj ka pasur edhe një seri arrestimesh të tjera të deputetëve të opozitës.

Top Channel