Një deklaratë e pamenduar para kamerave i ka kushtuar postin në qeveri ministrit të Mbrojtes së Serbisë, Bratisllav Gashiç. Njëri nga njerëzit më të afërt të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe nënkryetar i partisë se tij, Gashiç ka ofenduar një gazetare, e cila ishte ulur në gjunjë gjatë një konference të ministrit në mënyrë që të mos pengonte operatorët të filmonin.

Duke e parë këtë gjest, Gashiç është shprehur se i pëlqejnë gazetarët që gjunjëzohen lehtë.

Por kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër në Serbi nëpër rrjetet sociale dhe protesta të gazetarëve, të cilët e kanë quajtur një reagim seksual.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Vuçiç, i cili tha se Gashiç nuk mund të jetë më ministër, pasi kjo ofendon të gjitha femrat në Serbi.

Vetë Gashiç, pas shkarkimit nga detyra, ka kërkuar falje nëpërmjet një konference për shtyp, ku nuk ka lejuar pyetje nga gazetarët.

Top Channel