Ecclestone kundër Todt: Jo shumë i interesuar për F1

09/12/2015 13:10

Bernie Ecclestone i kundërvihet Jean Todtit. Bosi i Formulës 1 nuk i kursen kritikat e ashpra ndaj presidentit të FIA-s, duke theksuar se francezi është më shumë i interesuar për sigurinë rrugore.

“Jean Todt po merret me shumë gjëra të tjera. Interesohet për sigurinë rrugore më shumë sesa për Formulën 1 apo aktivitete të tjera sportive. Ndoshta ka ardhur koha që ai të distancohet nga Formula 1 dhe t’ia lërë vendin personave të tjerë”, tha Ecclestone në një intervistë për Sky Sport News.

Sipas Ecclestone, ajo që kërkon Jean Todt është që të mbajë të gjitha palët të kënaqura, ndryshe nga sa ndodhte me Max Mosley: “Problemi i Todt është se ai dëshiron të jetë shumë demokratik. Ai dëshiron t’i kënaqë të gjithë, ndërkohë që Mosley kur ishte president merrte vendimet e tij dhe niste punën për të bindur të tjerët se këto vendime ishin të drejta”.

Top Channel