Durrës, aksident pranë ish-Kënetës, një i vdekur

09/12/2015 08:40

Një 48-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë pas një aksidenti që ndodhi natën e kaluar në zonën e ish-Kënetës, në qytetin e Durrësit.

Mjeti tip Nissan me targa AA 664 MZ, si rezultat i shpejtësisë së lartë në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen 48-vjeçari E.K., ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë në spital tre shtetas të tjerë, përkatësisht A.S. 33 vjeç, Zh.K. 33 vjeç dhe E.Z. 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Të aksidentuarit kanë qenë duke udhëtuar për t‘u futur në autostradën Durrës-Tiranë, po për shkak të shpejtësisë kanë dalë jashtë rrugës dhe janë përplasur me bordurën anësore, në afërsi të rrethrrotullimit të lagjes 17 të qytetit.

Në këtë dalje që lidh qytetin me rrugën nacionale mungon sinjalistika dhe ndriçimi, duke e kthyer zonën pranë rrethrrotullimit në një burim aksidentesh të rënda.

Top Channel