Kosovë, 30 ditë paraburgim Albulena Haxhiut

08/12/2015 16:20

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut.

Ajo është arrestuat sot në Prishtinë, pasi ndaj saj ishte lëshuar një fletë-arrest.

Më herët gjatë ditës, prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Haxhiu ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe gjyqtarit, si dhe ka refuzuar të marrë avokat mbrojtës.

Top Channel