Quhet “Darka”, dhe ka shpëtuar për 16 vjet

06/12/2015 00:00

Gjeli i detit më i vjetër në Britani quhet Dinner (Darka), por i ka shpëtuar pjekjes për 16 vjet. Kur vjen sezoni i festave, Darka e di se ç’duhet të bëjë.

Pronarja e tij, Marie Gee, 62 vjeçe, thotë se është një shpend që nuk ua ka bërë zemra kurrë ta therrin. Por teksa periudha e festave është tmerr për shumë gjela deti, për Darkën jo, pasi ai kalon kohë me të dashurën e tij.

Marie e ka marrë shpendin kur nisi të punojë në Stonebridge Farm në 1999. Ajo mori në dorë biznesin në 2004, dhe që atëherë thotë se nuk ka dashur ta therrë.

Stafi ia ka vënë emrin “Darka”, pikërisht pasi për kaq shumë vite i ka shpëtuar tavolinës së festës së Krishtlindjeve. Marie dhe bashkëshorti i saj, Stephen, 64 vjeç, e kanë mbajtur si kafshë shtëpie mes 60 pulave dhe 30 patave. Ata nuk e kanë idenë se sa vjeç mund të jetë shpendi, por është të paktën 16-të.

Top Channel