Një Putin prej çokollate, por jo për t’u ngrënë

06/12/2015 00:00

Çokollata mund të jetë zgjedhja më e çuditshme për të ndërtuar një statujë, por kjo sigurisht që e bën Vladimir Putin të duket pak më ndryshe.

Një artist rus, nga Shën Petërsburgu po punon me një skulpturë me përmasat e njeriut, duke u përgatitur për festivalin e çokollatës në qytet.

Nikita Gusev thotë se çokollata është një material perfekt për modelin e presidentit. “Nga njëra anë çokollata është e butë dhe punohet lehtë, por nga ana tjetër mund të jetë shumë e vështirë. Ajo është fleksible dhe mund të marrë çdo formë”, tha Gusev.

Rreth 70 kilogramë çokollatë janë dashur për të bërë skulpturën, të dhuruar nga kompanitë private në qytet.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel