Taekwondo, mbahet Kupa e Shqipërisë për të rinj

06/12/2015 00:00

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” u zhvillua Kupa e Shqipërisë për të rinj në Taekwondo, e organizuar nga Federata Shqiptare e Taekwondo-së.

Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga skuadrat më të njohura në vend, të cilët garuan në disa kategori për femra dhe për meshkuj. Sportistët pjesëmarrës në këtë eveniment treguan dëshirën dhe pasionin e tyre për këtë sport.

Tre ishin skuadrat që spikatën në këtë aktivitet: Apolonia, Java Gym dhe Fight Club Vlora, pasi ishin pikërisht këto ekipe që kishin më shumë sportistë në podiumet e fituesve, për të cilët në fund të aktivitetit u shpërndanë trofe dhe diploma të ndryshme.

Top Channel