Një urim për Krishtlindje me familjen e armatosur

06/12/2015 00:00

Ndërsa në SHBA debati për kontrollin e armëve është ende i nxehtë, sidomos pas tragjedisë në San Benardino, Michele Fiore, deputetja italoamerikane republikane e Parlamentit të Nevadas zgjedh një mënyrë të pazakontë për ti dërguar zgjedhësve urimet për Krishtlindje.

Ajo shfaqet në një fotokartolinë, të postuar edhe në Facebook, bashkë me familjen para pemës së Krishtlindjeve, të gjithë të veshur me ngjyrë të kuqe dhe të armatosur me pistoleta, pushkë etj.; bashkëshorti e ëma dhe dy vajzat e saj, Sheena dhe Savanah.

Në foto janë dhe nipërit Jake, Jayden, Mara dhe Morrigan, por i vetmi që mban jnë armë në dorë është Jake, 5 vjeç, dhe kjo ndoshta për faktin se të tjerët janë ende të vegjël.

Në mesazh deputetja shkruan: “I takon amerikanëve të mbrojnë Amerikën. Gëzuar Krishtlindjet nga familja ime, për familjet tuaja!”.

Fiore ka lindur në SHBA dhe është e njohur për fushatën e saj në mbrojtje të armëve. Edhe faqja e saj në Facebook është plot me foto të deputetes me armë. Emri i Fiore u bë shumë i njohur gjatë një ngjarje në Nevada, përplasje me armë mes një fermeri dhe FBI-së. “Mos hajdeni këtu të armatosur duke pritur që populli amerikan mos tju përgjigjet me armë”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel