Lopez i mohon festën Romës, barazim “in extremis”

05/12/2015 00:00

Roma ngec sërish. Maxi Lopez ka prishur festën e verdhekuqëve pasi arriti të barazojë rezultatin 1-1 në minutën e katërt shtesë të ndeshjes, pasi ishte i saktë nga pika e bardhë.

Deri në këtë moment, djemtë e Garcias ishin në epërsi 0-1 falë golit të Miralem Pjanic që erdhi në minutën e 83 nga një goditje dënimi. Kur u mendua se Roma do të arrijë të marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë, vjen edhe barazimi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me miqtë të cilët nuk kishin goditur asnjëherë në kuadrat. Në 45 minutat e para kishte duele të shumta në mesfushë si dhe mbrojtje hermetike nga të dyja palët.

Pas shënimit të golit të epërsisë nga Pjanic, Roma kishte edhe një tjetër mundësi të artë me Dzekon, por boshnjaku nuk arriti ta konrektizojë në gol, ndërsa në krahun tjetër Torino fitoi një 11-metërsh.

Verdhekuqtë janë në prag të një krize rezultatesh duke humbur pikë në luftën për titull, por barazimi mund të jetë një pikë kthese për Torinon që mund të ndryshojë moralin e skuadrës.

Top Channel