Tirana “bujare”, 3 mijë bileta për Partizanin

04/12/2015 00:00

Derbi i kryeqytetit përveçse në dhuron një ndeshje me ritëm e rivalitet të lartë në fushën e lojës, ka edhe një rivalitet të madh në shkallët e stadiumit mes tifozërive të të dyja skuadrave.

Derbi i radhës, Tirana-Partizani, do të zhvillohet këtë të hënë në stadiumin e rikonstruktuar “Selman Stërmasi”, i cili ka një kapacitet rreth 9 mijë e 600 vende, pak për këtë ndeshje, ku interesat e tifozëve janë disa herë më të larta.

Megjiathëtë, që festa fantastike nga mbështetësit të mos mungojë, Tirana vendosi të shfaqet bujare përpara sfidës me Partizanin. Klubi bardheblu la në dispozicion të tifozërisë rivale 3 mijë bileta.

Një shifër që edhe pse mund të duket e ulët në pamje të parë për interesin që paraqet derbi dhe imazheve që mijëra përfaqësuesit e dy tifozërive kanë dhuruar deri më tani në impiantin Qemal Stafa, shkon në sinkron me shifrat reale.

Derbi i shumëpritur do të zhvillohet të hënën në orën 14:00. Klubi i Tiranës njoftoi se biletat do të kenë elementë të sigurisë së lart, pas denoncimit për bileta të falsifikuara në ndeshjen me Skënderbeun.

Top Channel