Bastisja e selisë së VV-së, Avokati i Popullit nis hetimet

04/12/2015 00:00

Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari ka hapur hetime “Ex Officio” pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje më 28 nëntor.

Po kështu, Avokati i Popullit i është drejtuar kreut të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të cilit i kërkon të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me ngjarjet e 28 nëntorit.

Nëpërmjet një komunikate për mediet, Avokati i Popullit njofton se ky hap vjen pasi janë marrë në pyetje disa nga personat e lënduar në QKUK, si dhe ata që janë ndaluar nga policia në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, si dhe duke pasur parasysh seriozitetin dhe peshën e kësaj çështjeje, shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut, si dhe interesin e opinionit publik të shprehur lidhur me këtë rast.

Top Channel