Gabim në numërim, anulohen zgjedhjet për kreun e Federatës Argjentinase të Futbollit

04/12/2015 11:10

Situata të veçanta gjatë votimeve në zgjedhje shihen shpesh, por ajo që ka ndodhur në Argjentinë për të përcaktuar presidentin e ri të Federatës së Futbollit (AFA) është diçka e pabesueshme. Një gabim në numërim nxori 76 vota, ndërkohë që  morën pjesë në votim 75 anëtarë të këtij institucioni.

Rezultati pas këtij numërimi të çuditshëm ishte barazim, secili prej kandidatëve për kreun e AFA-së, Marcelo Tineli dhe Luis Segura kishin 38 vota në favor.

“Jemi të gjithë të habitur, është shumë e çuditshme që është arritur në këtë barazim. Nuk më kishte ndodhur ndodnjëherë që të përjetoja një situatë të tillë”, tha kandidati Tineli.

Ndërsa kandidati tjetër, Luis Segura deklaroi se ishte shumë e qartë që kishte një gabim në këto votime. E gjithë kjo situatë do të thotë se AFA do të duhet të përsërisë zgjedhjet.

Top Channel