Xhaka më pranë Fiorentinës, rritet oferta

03/11/2015 00:00

Paraqitja në ndeshjen e fundit që Baseli pati kundër Fiorentinës javën e kaluar i ka bindur drejtuesit e klubit italin për të rritur ofertën për lojtarin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

Fiorentina tentoi edhe në merkaton e verës për të transferuar në Itali mesfushorin shqiptar, por oferta e bërë në atë kohë nuk u mor parasysh nga zviceranët dhe tashmë duket se do të kemi një ofertë të re me të lartë.

E përditshmja “Blick” theksonte se për të gjetur marrëveshjen me kampionët e Zvicrës, drejtuesit e Fiorentinës janë të gatshëm të rrisin me 1 milionë euro ofertën, në krahasim me shifrën e propozuar 6 muaj më parë.

Megjithatë, duket se Baseli sërish nuk është i kënaqur për ta mbyllur marrëveshjen në vlerën e 4,5 milionë eurove. Për të parë nëse do të ndodh ky transferim në Serie A për mesfushorin kuqezi do të na duhet të presim deri në hapjen e merkatos së dimrit.

Xhaka, i cili ka një kontratë deri në 2018-ën me kampionët e Zvicrës, u aktivizua në të dyja sfidat në Europa League ndaj Fiorentinës, duke treguar se është një lojtar i vlefshëm për skuadrën italiane që këtë sezon ka pretendime të mëdha.

Top Channel