Kjo fokë nuk ka nevojë për shok për t’ia kaluar mirë, pasi disa foto gazmore tregojën se si ajo shpërthen në të qeshura para se të flejë.

Duke luajtur në akull, kafsha e mrekullueshme nuk e mban dot të qeshurën derisa e zë gjumi. Fotot e vecanta janë bërë nga fotografi 39-vjeçar, David Merron gjatë një vizite në ishujt argjentinase të Arktikut.

David, nga Toronto i Kanadasë, thotë: “Fillimisht pashë fokat kur erdhën në akull dhe po pushonin. Por kjo fokë e veçantë kishte një sens humori para se të flinte”.

David kaloi plot 10 minuta në akull, teksa qëndroi vetëm 15 metra larg kafshëve të tjera për të bërë këto foto.

“U habita me mënyrën se sa të qeta ishin fokat rreth nesh. Diçka që më mahnit gjithmonë është heshtja”, vijon Merron.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel