Durrës, gjendet i vrarë një 39-vjeçar

03/12/2015 09:10

Në orën 2 të mëngjesit të sotëm, patrulla e policisë gjeti në fshatin Shakllë të Manzëz një automjet të braktisur në pronësi të shtetasit Arben Hasa, 39 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas

Në automjet janë gjetur njolla gjaku, 2 copë fishekë dhe një gëzhojë automatiku.
 
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Manëz të Vjetër është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes dhe po punon për kapjen e tij si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel