Tiranë, makina përplas dy këmbësorë

02/12/2015 20:10

Dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të mërkurës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur fort dy persona këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes, dy personat kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoqëruar menjëherë në spitalin e traumës në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po udhëtontë automjeti.

Top Channel