Kimi Raikkonen, babai më i lumtur në botë

02/12/2015 00:00

Në botën e Formulës 1 njihet me pseudonimin “Iceman” (Njeriu i akullt), por pas kësaj pamjeje të ftohtë të Kimi Raikkonen fshihet një zemër e butë.

Këtë e tregon më së miri fotoja e publikuar nga bashkëshortja e tij, Minttu Virtannen, ndërsa piloti i Ferrarit ishte në avion në rrugën e kthimit nga Abu Dabi.

Në këtë foto duket Raikkonen që buzëqesh si kurrë më parë, ndërsa mban në krahë djalin e tij të madh, Robin.

Top Channel