F1, Hamilton: Unë dhe Rosberg jemi kundërshtarë, jo miq

01/12/2015 21:25

Lewis Hamilton ka folur hapur mbi marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës te Mercedesi, Nico Rosberg, duke përsëritur edhe një herë se ata të dy nuk janë aspak miq.

“Jemi kundërshtarë, jo miq. Jam i sigurtë se kur të tërhiqemi do të qeshim me këtë rivalitet tonin. Do të qetësohemi dhe fëmijët tanë do të luajnë bashkë, por për momentin nuk është kështu dhe nuk është e nevojshme të jetë kështu. Si në të gjitha sportet, ka shumë rivalitet në Formulën 1”, tha kampioni i botës për “Autosport”.

Për britanikun, të jesh shok ekipi nuk është e thënë të kesh edhe miqësi: “Në Formulën 1 ka shokë skuadre dhe prioriteti është që skuadra të fitojë titullin e Konstruktorëve. Kur shoku i skuadrës fiton një garë, unë duhet ta mbështes dhe anasjellas, por Nico ka miqtë e tij dhe unë miqtë e mi. Nuk dalim bashkë për darkë, as nuk shkojmë bashkë në kinema. Nuk duam të kalojmë kohën së bashku”.

Top Channel