Real Madrid, pa BBC në Kupën e Mbretit

01/12/2015 20:00

Rafael Benitez, trajneri i Realit të Madridit, ka lënë pushim treshen e sulmit (Benzema-Bale-Cristiano) për ndeshjen e 1/16-ve të Kupës së Mbretit ndaj Cadiz, në “Ramon de Carranza” (e mërkurë, ora 22:00).

Janë gjithsej 7 lojtarë të skuadrës së parë që nuk janë grumbulluar për këtë ndeshje: Keylor Navas, Danilo, Modric, Kroos, Cristiano, Bale dhe Benzema. Këtyre i shtohen edhe 4 të dëmtuarit Carvajal, Sergio Ramos, Marcelo dhe Varane.

Benitez i ka zëvendësuar të gjithë këto mungesa me lojtarë të skuadrës së të rinjve të Realit. Në listën e të grumbulluarve kanë hyrë Abad, Lienhart, Tejero, Marcos Llorente dhe Mayoral.

Në total janë 17 lojtarë të grumbulluar për sfidën ndaj Cadiz:

Portierë: Casilla, Rubén Yáñez dhe Carlos Abad

Mbrojtës: Pepe, Nacho, Arbeloa, Lienhart dhe A. Tejero

Mesfushorë: James, Casemiro, Kovacic, Cheryshev, Isco dhe M. Llorente

Sulmues: Jesé, Lucas Vázquez dhe Mayoral

Top Channel