Çfarë ndodh kur kërcisni gishtat?

01/12/2015 00:00

Një grup shkencëtarësh kanë studiuar se çfarë ndodh kur kërcasim gishtat dhe nëse kjo është e dëmshme.

Sipas profesorit Robert Boutin ajo që është parë në eko, ishte si një fishekzjarr që shpërthen. Dhe kjo ishte një gjetje e papritur për të.

Ekipi i eksperimentit përbëhej nga orotoped, radiologë dhe sonografë. Ortopedët ndoqën çdo pjesë të historisë së kërcitjet së gishtave, vargun e lëvizjes para dhe pas kërcitjes, nëpërmjet ekzaminimit me ultratinguj.

Një sonograf kapi pamjet statike të grushtit para dhe pas kërcitjes gjithashtu. Dy radiolog interpretuan pamjet e ekos, dhe panë ato të sonografisë, që lidhe me kërcitjet e mundshme, që ndodhën nga 62 raste në 400.

Duke përdorur pamjet e ekos, radiologët mund të identifikonin kërcitjet e mundshme në të paktën 84% të specifikave.

Në këtë eksperiment morrën pjesë 40 persona, 17 femra dhe 23 meshkuj të moshave nga 18 deri në 63 vjeç. Ata ishin ndarë në persona që i kërcasin gishtat gjithmonë, dhe në personat e zakonshëm.

“Ka pasur disa teori për vite me radhë se çfarë ndodh kur kërcisni gishtat. Ne jemi të bindur se zhurma e kërcitjes dhe ajo drita e shndritshme në eko është e lidhur me ndryshimet dinamike të presionit, të lidhura me fluskat e gazit në nyje”, thotë Boutin.

Megjithatë grupi i shkencëtarve thotë se nuk ka asnjë rrezik për kockat, fakti që kërcisni gishtat. Por megjithatë momenti i kërcitjes kërkon një studim më të thelluar.

Top Channel