NBA, Chicago Bulls frenon San Antonion

01/12/2015 10:55

Chicago Bulls i jep fund serisë së fitoreve të San Antonios në kampionatin amerikan të basketbollit.

Në United Center, skuadra nga Ilinois arriti të mposhtë teksanët me rezultatin 92-89, duke u shkaktuar atyre humbjen e katërt sezonale.

Pau Gasol, që e mbylli sfidën me 18 pikë dhe 12 topa në tabelë, ishte ai që e vendosi ndeshjen në favor të Chicagos në minutat e fundit, teksa realizoi gjuajtjet e lira që kishte në dispozicion ashtu sikurse edhe Butler.

Në krahun tjetër, Ginobili nuk u trergua i saktë në gjuajtjen e tij finale që mund t’i jepte fitoren San Antonio Spurs.

Disfatë pësoi edhe Miami Heat, që u dorëzua përballë Boston në American Airlines Arena 95-105. Dwayne Wade shënoi 30 pikë në këtë ndeshje po këto nuk i shërbyen shumë skuadrës nga Florida, që e pa veten të dominohej totalisht nga Celtics, ku ata që shkëlqyen ishin Bradley me 25 pikë dhe Johnson me 10 topa në tabelë.

Golden State nuk ka rivalë në NBA. Skuadra e Ëarriors regjistroi fitoren e 19 radhazi duke mposhtur këtë radhë Utah Jazz 106-103. Në ndeshjet e tjera të NBA, Denver humbet ndaj Miluokit 74-92, Sakramento mposhti Dallas 112-98, ndërsa Detroit ndal Houston teksa e mund 116-105. Disfatë pësoi edhe Portland, që u thye nga Los Angeles Clippers 87-102.

Top Channel