Paraburgim për të arrestuarit e 28 nëntorit

30/11/2015 00:00

Gjykata Themelore në Prishtinë, në seancën dëgjimore të së hënës ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për 6 të pandehur, të arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë.

Gjykata, përmes një njoftimi dërguar mediave ka thënë se, këtë vendim e ka marrë sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurve E.B, P.D., E.A., L.H. dhe A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale të “sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” dhe “pjesëmarrjes në një turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.

Ndërsa i pandehuri V. A. është dënuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të “sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, “pjesëmarrjes në një turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”, shtuar këtu “asgjësimin apo dëmtimin e pasurisë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi, që ndaj tyre të caktojë paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke llogaritur kohën nga data e ndalimit të tyre. Të gjithë të pandehurit u arrestuan në datën 28 nëntor.

Top Channel