Botërori i F1, konkluzionet e një kampionati

30/11/2015 00:00

Botërori i Formula 1 përfundoi dhe tashmë ka ardhur koha për të bërë analizën e asaj që ndodhi në pista të ndryshme gjatë këtij viti.

1) Lewis Hamilton e bëri në mënyrën e tij.
Luajti dhe festoi shumë fort, por në fund bëri që gjërat t’i funksionojnë më së mirë. Me pak fjalë, Hamilton dilte shpesh jashtë bokseve të tij për të jetuar jetën. Ndonjëherë e tejkalonte kufirin duke festuar shumë e duke pushuar pak për 10 ditë, një stil jete i ngjashëm me atë të James Hunt. Pa harruar këtu incidentin në Monte Karlo përpara garës së Brazilit, por në atë kohë Hamilton e kishte siguruar titullin.

2) Ferrari u kthye
E katërta në vitin 2014, por skuadra më e mirë pas Mercedes për 2015, Ferrari pritet të jetë rivali i denjë i skuadrës gjermane vitin e ardhshëm. momenti është në anën e tij. Financat nuk janë pengesë për një skuadër që ka paguar 100 milionë paund në vit për të qenë në këtë sport, Sebastian Vettel rizbuloi magjinë e tij dhe tani te Mercedes janë të shqetësuar.

3) Honda u kthye ne F1 një vit më herët
Apo ndoshta dy vjet më herët
Te McLaren gjithnjë është theksuar se Mercedes shpenzoi 3 vjet për të përgatitur makinën për epokën e re të motorëvë turbo dhe kjo deklaratë është vetëm një prej treguesve se Honda ka ende shumë punë për të bërë për të arritur skuadrat më të mira. Është pak e çuditshme marrja në konsideratë e një viti pushim të Alonsos apo problemeve të McLaren në testet dimërore të 2016. Duke parë paraqitjen e McLaren gjatë këtij viti, ku u panë shumë pak përmirësime lind pyetja; Sa shanse ka kjo skuadër të jetë kompetitive në 2016?

4) Max Verstappen është kampioni i botes në të ardhmen
Por edhe Carlos Sainz nuk mbetet më pas. Edhe ai si Verstappen mund të jetë kampioni i botës i së ardhmes

5) F1 është një biznes i pamëshirshëm
Vetëm përpara 2 vjetësh, Kevin Magnussen u cilësua si fenomeni i ri i Formula 1, ndërkohë që Sergio Perez duhet të ishte “ndihmësi” i tij. Por në 24 muajt e fundit gjërat u përmbysën dhe është Perez ai që ka fituar pikë, ndërsa Magnusen është ende në kërkim të një skuadre në kampionate të tjera pasi iu komunikua se nuk ishte as piloti rezervë, pikërisht ditën e 23 vjetorit të tij.

6) Pushteti është në duart e kompanive të prodhimit të motorëve
Në një sport ku fuqia motorike është ajo që dominon e bën të arsyeshme të mendosh se ndikimi i kompanive të prodhimit të motorëve po rritet ndjeshëm.

7) Drejtori i të dhënave në F1 është një fans i kolaudatores së Lotus
Ju mund ta keni vënë re këtë fale ‘CarmenCam’.

8)Nico Rosberg shfaqet me mire kur nuk ka presion
Piloti gjerman i Mercedes mund të ketë fituar 3 garat e fundit të Botërorit të F1, por kjo ndodhi kur e kishte humbur betejën për titullin. Mund të thuhet se Rosberg e humbi shansin e tij në SHBA kur bëri një gabim, ndërsa ishte duke kryesuar garën. Çdo fitore ka rëndësinë e saj, por disa kanë më shumë vlera se të tjera. Fundi perfekt i sezonit për Rosberg tregoi se ai do të jetë aty edhe në fillimin e vitit 2016.

9)F1 i duhet një vit perfekt në 2016
Sidomos aty ku duhet. Gjatë 2015 Formula 1 ishte më interesante jashtë pistave sesa brenda saj. Si një “Soap Opera”, Formula 1 ishte fantastike, por si sport jo gjithnjë dhe jo shumë shpesh.

Top Channel