Tirana përuron ndaj Skënderbeut “shtëpinë” e re (Foto)

30/11/2015 10:35

Tirana do të luajë sot (në orën 14:00) ndaj Skënderbeut një supersfidë që do të zhvillohet në stadiumin e rikonstruktuar “Selman Stërmasi”.

Futbollistët e skuadrës bardheblu kanë kryer në “shtëpinë” e tyre të re stërvitjen e së premtes dhe kanë bërë një foto të gjithë së bashku në shenjë kujtimi.

Pritet një pjesëmarrje e madhe e tifozerisë bardheblu në këtë takim, edhe pse luhet për ditë të hënë.

FOTO GALERI
1/9
Si ishte stadiumi "Selman Stërmasi"

Top Channel