Britania triumfon në “Davis Cup” pas 79 vitesh

29/11/2015 00:00

Britania ka fituat “Davis Cup” në tenis pas 79 vitesh, me protagonist absolut tenistin skocez, Andy Murray.

Në turneun ekipor të zhvilluar në Gent të Belgjikës, Britania mposhti në finale Belgjikën. Edhe pse të favorizuar nga tifozët e pranishëm, belgët nuk mundën të përballonin talentin dhe dëshirën e madhe të britanikëve për të bërë të tyrin këtë trofe pas 79 vitesh.

Edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, tre fitoret e numrit dy të botës në tenis, Andy Murray, bënë që Britania ta sigurojë fitoren e “Davis Cup”.

Murray arriti të fitojë dy ndeshje individuale, të premten dhe të dielën ndërsa të shtunën ata fituan edhe në ndeshjen dyshe ndaj belgëve, duke ia rikthyer këtë kupë pas 79 vjetësh Britanisë.

Top Channel