Reali rikthehet te fitorja në La Liga

29/11/2015 00:00

Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo i dhanë fitoren 0-2 Realit të Madridit në fushën e Eibar, duke shënuar nga një gol secili.

Një ndeshje relativisht e lehtë për madrilenët, të cilët vinin në këtë takim pas humbjes turpëruese 4-0 nga Barcelona në “Bernabeu”.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 43 nga uellsiani Bale, megjithëse deri në ato momente sulmuesit e Realit humbën disa mundësi të mira shënimi.

Edhe në pjesën e dytë miqtë ishin dominues, por golin e sigurisë e arritën vetëm në minutën e 82 me portugezin Ronaldo, i cili ktheu në gol një 11-metërsh.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vendin e tretë, 6 pikë më pak se Barcelona dhe 2 nga Atletiko.

Top Channel