E pamundur, tigri miqësohet me dhinë!

29/11/2015 18:00

Diçka e rrallë ka ndodhur në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë. Një tigër në park dukej i uritur dhe pjesëtarët e stafit vendosën t’i dërgonin atij për ta ngrënë një dhi të gjallë.

Ajo që ndodhi më pas ndoshta ishte gjëja e fundit që do të mendonin pjesëtarët e stafit të parkut, tigri u miqësua me dhinë.

Rojet e parkut janë shprehur se nuk e kanë në plan për t’i ndarë kafshët. A do të zgjasë për gjithmonë shoqëria e këtyre dy kafshëve? Kjo mbetet për t’u parë…

Top Channel