Kurti, 30 ditë paraburgim në burgun e sigurisë së lartë, Dyz

29/11/2015 00:00

Deputeti i arrestuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të dielë, vetëm një ditë pas ndalimit të tij në selinë e partisë, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, afër qytetit të Podujevës.

Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, një kolonë e gjatë automjetesh policore kanë shoqëruar Kurtin drejt burgut më të ri në Kosovë, siç bëhet e ditur në “kallxo.com”.

Burgu i sigurisë së lartë në Dyz është përuruar në vitin 2013.

Deputeti Albin Kurti, pas hedhjes së gazit lotsjellës brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës dhe qëndrimit në arrati për disa ditë, sipas Prokurorisë dyshohet se ka kryer veprat penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, “përdorim arme” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Top Channel